Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos nuk do të dënohet për shkak dëmtimit që i shkaktoi futbollistit të Liverpullit, Mohamed Sallah në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve Europian. Arsyeja është e thjeshtë, nga tabori i Liverpullit nuk kanë dërguar ankesë deri te UEFA. Nga shtëpia e futbollit europian edhe zyrtarisht njoftuan se një ankesë e tillë nuk është dorëzuar nga Liverpulli, dhe rasti nuk ka se si të hetohet.
Gjithashtu kishte edhe një ankesë tjetër drejt Ramos, për goditjen me bërrylë të portierit Loris Karius në minutën e 49-të, mirëpo të njëjtës nuk do i kushtohet vëmendje, që don të thotë se mbrojtësi spanjoll nuk do të dënohet fare.
Pas dëmtimit të Sallah, në adresë të Serhio Ramos kishte kritika nga më të ndryshmet, duke filluar nga ish futbollistë, federata sportive, madje edhe avokat, siç iste rasti me atë egjiptian, që kishte kërkuar 1 miliard dëmshpërblim nga ana e kapitenit të Realit, për “dëmin fizik dhe psikologjik” që i ka sjellë popullit të Egjiptit me veprimin e tij.