Vëllai i vogël shumë më i mirë se vëllai i madh (VIDEO)

Sonte shqiptarët e Zvicrës kishin një festë të vërtetë futbolli, pasi në Cyrih patën mundësinë të shohin nga afër yjet e futbollit shqiptarë, më konkretisht përfaqësuesen e Kosovës dhe Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Para 18.700 tifozëve të pranishëm në tribuna vëllai i vogël, në këtë rast Kosova i mbajti leksion futbolli vëllait të madh Shqipërisë, që sonte vërtetë ishte nën hijen e talentëve kosovar, që thjeshtë shkëlqyen dhe kënaqën gjithë ata tifoz që kishin mbushur stadiumin me flamuj kombëtarë.

Madje shpeshherë nga ata dëgjohej kënga “Besa Besë” dhe Shqipëri e Kosovë bashkë, duke dëshmuar se përkundër faktit që sot në fushë shqiptarët ishin kundërshtarë në aspektin sportiv, ata megjithatë përbëjnë një kombë dhe se kanë një gjak.

Ndryshe figurë qëndrore te skuadra përfaqësuese e Kosovës ishte Arbër Zeneli, i cili realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë. Golin e parë Zeneli e realizoi në minutën e 21-të, teksa 30 minuta më pas futbollisti i Herenvenit realizoi edhe golin e dytë personal.

Përkundër epërsisë së dyfishtë Kosova vazhdoi të luaj një lojë shumë të hapur duke sumuar vazhdimisht në drejtim të portës së Berishës, i cili kapituloi edhe në minutën e 67-të, kur Edon Zhegrova në tentativë për të gjetur në zonën e rreptësisë sulmuesin Atdhe Nuhiu, arriti që edhe për herë të tretë të mposhtë gardianin shqiptarë.

Në fund ndeshja mbaroi me festën “kuq e zi”, ashtu edhe siç kishte filluar, mirëpo me Kosovën fituese.

Leave a Reply