Super goli i shënuar në stilin me gërshërë nga ana e Garet Bejll në ndeshjen finale ndaj Liverpullit është renditur vetëmë në pozitën e dytë në klasifikimin e “Golit të sezonit” në Ligën e Kampionëve.
Goli më i bukur i edicionit që lamë pas në Ligën më prestigjioze europiane u përzgjodh ai i Kristiano Ronaldos, i shënuar gjithashtu në stilin me gërshërë në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Juventusit.
Ky vlerësim nuk është i fansave të futbollit, por i Komitetit të vëzhguesve i përbërë nga 6 anëtarë, në mesin e të cilëve janë edhe ish trajneri i Mançester Junajtedit, Dejvid Mojs, ish trajneri i Verder Bremenit, Tomas Shaf, ish futbollisti i Interit, Kristian Kivu, dhe të tjerë.
Në pozitën e tretë në këtë klasifikim renditet goli i Gonzalo Higuain të Juventusit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Totenhamit.
TOP10 golat në Ligën e Kampionëve për sezonin 2017/2018 mund ti ndiqni KËTU.