Shqipëria sonte humbi nga Shqipëria U21!!!

Humbja  e sotme e Shqipërisë përballë Kosovës i ka rrënjët përfaqësuesja Shpresa e Shqipërisë. Mund të duket e çuditshme, por në fakt pjesa më e madhe e lojtarëve të cilët luajtën sot në radhët e Kosovës, kanë qenë pjesë e përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë.

Shumë prej tyre ishin titullarë sot që nga minuta e parë, për të filluar me Ujkanin e për të vazhduar më pas me Rrahmanin, Vojvodën, Shalën, Rashicën e Muriqin. Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjes hyri në fushën e lojës edhe Taipi, edhe ai një ish-futbollist i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë.

Duke llogaritur se në formacionin titullar të sotëm të Shqipërisë kishte 6 futbollistët që nuk kanë luajtur asnjë minutë me Shpresat në të kaluarën, duket qartësisht se ajo kombëtare ka bërë më shumë punë për të ndihmuar Kosovën sesa futbollin kuqezi.

Shumë nga këta lojtarë që luanin sot me Kosovën, ndërruan përfaqësuese pasi nga Shpresat e kishin të pamundur të luanin me ekipin A të Shqipërisë, sepse gjenin thuajse çdo rrugë të mbyllur. Ky është një sinjal i qartë se një hallkë shumë e rëndësishme është këputur dhe se frytet e saj tashmë nuk i merr më fanella kuqezi apo ajo që deri sot trumbetohet si “kombëtarja e të gjithë shqiptarëve”. (vipsport.al)

Leave a Reply