Paraqitjet e mira të Jasir Asanit me fanellën e Partizanit në Superligën shqiptare nuk kanë mbetur pa u vërejtur edhe nga agjentë të skuadrave të ndryshme jashtë Shqipërisë, ashtu që “demat e kuq” nga Tirana do ta kenë shumë të vështirë për të mbajtur shkupjanin në rradhët e tyre edhe gjatë kësaj vere.
Para disa javësh u përhap lajmi se Asani mund të largohej nga Partizani ende pa e mbushur vitin, pasi për 23- vjeçarin nga Shkupi kishte interesim nga disa klube të Lindjes. Asokohe u tha se sulmuesi i të kuqve kishte rënë në syrin e klubeve nga Azerbajxhani dhe Kazakistani që i ofronin një rrogë të majme dhe që ishin të gatshëm të paguanin edhe klauzolën e largimit para kohe të futbollistit, shumë e cila kapte shifrën e 400 mijë eurove.
Megjithatë kjo shumë nuk ka tunduar aspak drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra shqptare, të cilët preferojnë të mbajnë atë në rradhët e tyre edhe për sezonin e ardhshëm, ku pretendojnë që të futen në garë për titullin e kampionit, që ju mungon tashmë plotë25 vite. Për herë të fundit që Partizani ishet shpallur kampion në Superligën shqiptare ishte sezonin 1992-93, ndërsa trofeut të fundit që i janë gëzuar ka qenë ai i Kupës në sezonin 2003-04.