Disfata e Gostivarit në ndeshjen ndaj Borecit ka shuar edhe përfundimisht të gjitha shpresat e skuadrës së EuroMilk, që edhe sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Ligës së Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Fati i skuadrës nga Lisiçja e Epërme e Shkupit ishte në duart e Gostivarit, skuadër kjo që në rast se siguronte një vend për në Ligën e Parë, do të shpëtonte EuroMilkun nga rënia në Ligën e tretë.
Megjithatë disfata e Gostivarit edhe automatikisht dërgoi skuadrën shkupjane drejt Ligës së tretë, bashkë edhe me Lokomotivën, Zajazin dhe Novacin, skuadra këto që u renditën në pozitat 8, 9 dhe 10 në Konferencën e Perëndimit.
Në Ligën e Dytë – Perëndim sezonin e ardhshëm përveç skuadrave të Skopjes dhe Pelisterit që humbën statusin e skuadrave elitare, do të luajnë edhe tre skuadrat e reja, Gobleni nga Kumanova, Korabi nga Dibra dhe Genç Kalmeler nga Gostivari.