Kombëtarja e Francës përgatitjet për Kupën e Botës “Rusi 2018”, i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi shënoi fitore 2:0 ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të fazës përgatitore të zhvilluar në Stade de France” të Parisit.
Djelomoshat e Dide Deshamp dominuan ndeshjen që nga fillimi e deri në fund, ndërsa që të dy golat e fitores i realizuan gjatë pjesës së parë, me anë të Olivie Zhiru (40’) dhe Nabil Fekir (44’).
Franca ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë kundër Italisë të premten.