FC Shkupi mbetet pa euro liçencë. Edhe pse skuadra nga Çairi në aspektin sportiv, i’a arriti qëllimit që të sigurojë një vend për në garat europiane, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka refuzuar kërkesën e FC Shkupit.
Ka qenë Komisioni për liçencim pranë Federatës në fjalë që ka refuzuar “bardhekaltërit” nga Çairi për tu pajisur me liçencën e duhur, ashtu që i gjithë ky rast është vënë para komisionit për revizion.
Për dallim nga FC Shkupi, tre skuadrat tjera që kanë siguruar një vend për në garat europiane, Shkëndija, Vardari dhe Rabotniçki, nuk kanë probleme të këtilla, dhe që të tre këto skuadra janë pajisur me liçencat e duhura.
Në rast se nuk zgjidhet ky problem në relacionin, Federatë-Klubi, atëherë si duket do të jetë e kotë gjithë ajo festë e tifozëve të skuadrës nga Çairi, që megjithatë meriton të përfaqësojë vendin tonë në ndeshjet e Liga Europa. Shpresojmë se gjithçka do të rregullohet me kohë dhe se FC Shkupin edhe zyrtarisht do të shohim në Europë pas plotë 14 viteve.
Foto: gol.mk