Bllazhe Ilijoski do të mbetet me FC Shkupin edhe sezonet në vijim. Një lajmi i tillë është bërë i ditur nga televizioni SHENJA të cilët theksojnë se drejtuesit “bardhekaltër” dhe futbollisti kanë gjetur akordin për vazhdim të bashkëpunimit edhe për dy vite të ardhshme, ndërsa pritet vetëm firma për të bërë zyrtare këtë marrëveshje.
Ilijoski te Shkupi erdhi në janar të këtij viti, ndërsa vetëm në gjysmësezonin pranveror që e zhvilloi me skuadrën nga Çairi shënoi plotë 12 gola, duke përfunduar si golashënuesi i dytë i Shkupit pas Alen Jasharoskit që gjatë gjithë sezonit realizoi 13 finalizime.