Një tjetër futbollist shqiptarë me origjinë nga Maqedonia nuk do të jetë pjesë e Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”. Pasi gostivarasi, Admir Mehmedi nuk e shihte veten të gatshëm 100% pas lëndimit që e largoi nga fushat e blerta për plotë dy muaj, ai vendosi që në mënyrë vullnetare të heq dorë e të qenurit pjesë e përfaqësueses së Zvicrës në Botërorin “Rusi 2018”, ndërkohë futbollisti i dytë që nuk do të jetë pjesë e këtij evenimenti të rëndësishëm futbollistik, është Riza Durmishi i Betisit.
Futbollisti me origjinë nga Tetova, edhe pse ishte në listën paraprake prej 35 emrash të përzgjedhur nga trajneri Age Haraide, ai megjithatë nuk u përzgjodh në mesin e 27 futbollistëve të cilët do të udhëtojnë për në Rusi për të përfaqësuar Danimarkën në Botërorin e këtij viti.
Në mediat daneze, ky përjashtim ka bërë bujë, njëjtë sikurse edhe ai i Pierr Emil Hojbjerg, një prej talentëve më premtues të futbollit danez në vitet e fundit. Durmishi pjesë e Kombëtares daneze është që nga viti 2015-të, duke regjistruar edhe 23 paraqitje, ndërsa gjithashtu ka qenë pjesë edhe e skuadrave zinxhir të kësaj kombëtare, duke filluar nga ajo U16 e deri te U21.