Një avokat egjiptian kërkon 1 miliard euro dëmshpërblim nga Ramos për shkak lëndimit të Sallah

Çështja Ramos-Sallah po merrë përmasa shumë më të mëdha se sa ishte menduar fillimisht. Pas reagimeve të ndryshme të emrave futbollistik, si dhe Federatës Europiane të xhudos, i rradhës që ka reaguar lidhur me lëndimin e qëllimshëm të Serhio Ramos ndaj yllit të Liverpullit, është një avokat egjiptian, Basem Uahba, i cili ka hedhur në gjyq kapitenin e Realit të Madridit.

Ai një gjë të tillë bëri të ditur në televizionin kombëtar egjiptian, duke pohuar se ka hapur çështje penale kundër Serhio Ramos dhe se kërkon 1 miliard euro dëmshpërblim, që ka të bëjë me “dëmin fizik dhe psikologjik” që i ka sjellë popullit të Egjiptit me veprimin e tij.

“Ramos e dëmtoi me dashje Sallah-un dhe duhet të ndëshkohet për këtë sjellje, kam bërë denoncim dhe e kam bërë edhe në FIFA. Do të kërkoj kompensim, 1 miliard euro për dëmin fizik dhe psikologjik që Serhio Ramos i shkaktoi popullit egjiptian”, tha ai në televizionin “Sada El-Balad”.

Sallah do të grumbullohet në Botëror me Egjiptin, edhe pse ka dyshime të mëdha se ai mund të luajë rregullisht në këtë aktivitet për shkak të dëmtimit në shpatullë gjatë momentit kur u rrëzua në tokë nga ana e Ramos në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve. Sallah për shkak dhimbjeve të forta që ndjenjte në shpatull nuk arriti dot që të vazhdojë takimin, duke braktisur fushën me lot në sy, ndërsa në fund skuadra e tij u mund me rezultatin 3:1.

Leave a Reply