Klubet spanjolle në 5 vitet e fundit kanë fituar 14 nga 15 trofetë europian

La Liga pa dyshim se është një ndër kampionatet më të fuqishme futbollistike në Europë, ndërsa një gjë të tillë më së miri dëshmojnë rezultatet dhe trofetë e fituara nga klubet spanjolle në arenën ndërkombëtare, njofton “infOSport.mk”.

E besoni dot, apo jo në 5 vitet e fundit skuadrat nga Spanja kanë fituar 14 nga gjithsej 15 trofe europian, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, Liga Europan si dhe Superkupën.

Kjo e fundit këtë vit do të flasë spanjollisht, pasi në finalen e madhe që do të zhvillohet në muajin gusht në Takin, do të përballen dy skuadrat madrilene, Real Madridi (fitues i Ligës së Kampionëve) dhe Atletiko Madridi (fitues i Liga Europa). Një gjë e këtillë kishte ndodhur edhe në vitet 2014, 2015 dhe 2016, kur në dy raste Reali i Madridit dhe në një rast tjetër Barcelona ishin takuar kundër skuadrës së Seviljës.

Vetëm Mançester Junajtedi i Hoze Murinjos e prish dominimin total të Spanjës në këto 5 vitet e fundit, teksa vitin e kaluar fitoi Liga Europa, kur mundi Ajaksin në finalen e madhe, mirëpo që më pas në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup të humbas trofeun e Superkupës nga Reali i Madridit, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe në Ligën e Kampionëve Reali i Madridit ka fituar 4 trofe, ndërsa një tjetër Barcelona, Superkupat janë tre të madrilenëve dhe një e “katalunasve”, teksa  Në Lliga Europa shohim një dominim të Seviljës që ka fituar tre trofe të njëpasnjëshëm, para se Junajtedi ti gëzohej të njëjtit vitin e kaluar dhe Atletiko Madridi këtë vit.

Leave a Reply