Cyrihu i shqiptarëve mund Jang Bojsin në finalen e Kupës së Zvicrës

Skuadra e Cyrihut ka triumfuar në Kupën e Zvicrës, pasi në finalen e madhe mposhti  kampionët e ri të Jang Bojs me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Pjesë e kësaj fitore të skuadrës së Cyrihut ishin edhe dy futbollistët shqiptarë, mbrojtësi 21 vjeçar, Mirlind Kryeziu, si dhe mesfushori 19 vjeçar Toni Domgjoni.

Ndryshe sa u përket golave të shënuar, Frey kaloi në epërsi Cyrihun vetëm pas 11 minutave lojë, ndërsa në pjesën e dytë trajneri Manjin vendosi që nga loja të nxjerr shqiptarin Domgjoni, vendin e të cilit në fillimin e pjesës së dytë e morri, Sarr, i cili u bë protagonistë për të keq, pasi në një interval kohor prej vetëm 8 minutash dy herë u ndëshkua me kartonë të verdhë, duke lënë skuadrën e tij për plotë 23 minuta me një futbollistë më pak në fushë.

Megjithatë edhe përkundër mungesës numerike të futbollistëve në fushë, Cyrihu në minutën e 74-të me anë të Markesanos arriti që të shënojë edhe golin e dytë, që si duket ishte vendimtarë në këtë fitore, pasi deri në mbyllje të takimit, gjithçka që Jang Bojsi mund të bënte ishte goli i nderit i shënuar nga Miralem Sulejmani në minutën e 80-të, transmeton “infOSport.mk”.

Te Cyrihu përveç dyshes Domgjoni dhe Kryeziu, në bankinë qëndronte edhe sqiptari i tretë, 18-vjeçari Izer Aliu, i cili megjithatë nuk morri besimin e trajnerit Manjin, megjithatë në fund me plotë meritë u stolis me medalje dhe festoi bashkë me shokë trofeun e Kupës.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply