Televizioni gjerman ZDF ka publikuar një video nga finalja e mbrëmshme e Ligës së Kampionëve ku shihet se si kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos godet me bërryl portierin e Liverpullit, Loris Karius pak sekonda para se ai të bënte atë gafë fatale në Kiev që i dhuroi sulmueesit madrilen, Karim Benzema golin e parë të ndshjes.
Ndryshe gjatë pjesës së parë, Serhio Ramos kishte nxjerrë jashtë loje yllin egjiptian të Liverpullit, Mohamed Sallah, i cili kishte dëmtuar shpatullën.
Ishte kjo një goditje e rëndë për Liverpullin, ndërsa ZDF gjithashtu ka ngritur pyetjen nëse goditja e Ramos ndaj Karius kishte ndikuar në paraqitjen tragjike të portierit gjerman në minutat në vazhdim, kur përveç gafës gjatë shënimit të golit të parë të Karim Benzemas në minutën e 51-të, bëri edhe një tjetër në minutën e 83-të, kur nuk arriti që të devijojë atë goditje të Garet Bejll, nga më shumë se 30 metra.