Skënderbeu kopjon Shkëndijën, fiton të dy titujt në Shqipëri

Skuadra e Skënderbeut që ishte shpallur kampion i Shqipërisë, sonte ka fituar edhe Kupën, duke arritur suksesin e saj më të madh në kuadër të futbollit shqiptarë, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo hera e parë që skuadra korçare iu gëzua Kupës, edhe përkundër faktit se dekadën e fundit ka dominuar në futbollin shqiptarë.

Korçarët në finalen e madhe të zhvilluar në “Elbasan Arena” mundën Laçin me rezultatin minimal 1:0.

Goli i vetëm i këtij takimi erdhi nga një penalti shumë  e dikustuar e fituar nga Xhejms. Pas e gjithë kësaj laçianët protestuan ashpër, por arbitri Hamiti pasi u konsultua edhe me asistentët e tij vendosi të tregojë në pikën e bardhë. Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri Sabien Lilaj, i cili nuk gaboi dhe në minutën e 68-të kaloi në epërsi Skënderbeun, skuadër kjo që deri në fund arriti që të menaxhojë rezultatin, duke arritur që në fund ti gëzohet “dopietës” së titujve të këtij sezoni.

Leave a Reply