Xherdan Shaqiri do të vazhdojë të luaj në Premierligë, pasi me shumë gjasa sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Stouk Sitit, që vitin tjetër do të luaj në Çempionship.
Për futbollistin shqiptar që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës interes kanë shfaqur shumë skuadra nga Premierliga, ndërsa së fundmi në horizont ka dalë edhe skuadra e Sautempthonit.
“The Sun” bën me dije se Shaqiri është objektivi i parë trajnerit të Sautempthonit, Mark Hjuz, i cili kërkon që në skuadrën e tij të marrë një futbollistë cilësor.
Me siguri se edhe vetë Shaqiri do të dëshironte të luante sërish në Premierligë, mirëpo vendimtarë do të jenë termat financiarë në këtë transferim, pasi për shërbimet e futbollistit shqiptarë interesohen edhe Evertoni dhe Kristal Pallasi.