Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në finalen e madhe mundi ekipin e Vëllazënimit nga Gjakova, që sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga kryeqendra kosovare iu gëzua trofeut të parë të këtij sezoni, vetëm pas ruletit të penaltive, pas ndeshja në kohën e rregullt dhe pas 30 minutave shtesë, dy herë nga 15 minuta u mbyll me barazimin 1:1.
Ishte Prishtina që avansoi e para me anë të sulmuesit Abdul Khalid në minutën e 21-të, teksa Vëllaznimi golin e barazimit e realizoi 10 minuta para fundit të kohës së rregullt me anë të Ddardan Rogovës.
Koha shtesë prej dy herë nga 15 minuta nuk dha asgjë të re, ashtu që të dyja skuadrat u detyruan të zgjidhnin fituesin me gjuajtjet e penalltive.
Myrta i Vëllaznimit gaboi nga pika e bardhë goditjen e tij duke goditur shtyllën, i vetmi ndër lojtarët e dy skuadrave që nuk ishte i saktë, duke i dorëzuar në këtë mënyrë Prishtinës trofeun e Kupës, me ç’rast kjo skuadër do të përfaqësojë Kosovën në Liga Europa.