Një peticion drejtuar UEFA-s dhe FIFA-s për “ndëshkimin e kapitenit të Realit të Madridit, Serhio Ramos pas dëmtimit të qëllimshëm të Mohamed Sallah”.
Tashmë ky peticion kundër mbrojtësit spanjoll ka kaluar mbi 100 mijë persona, edhe atë në vetëm në 12 orë.
Ramos ishte lojtari që u sulmua më shumë dje nga tifozët për shkak të dëmtimit që i shkaktoi yllit egjiptian të Liverpullit, i cili doli nga fusha pas vetëm 30 minutash lojë.
Në peticionin dërguar UEFA-s dhe FIFA-s shkruhet: “Serhio Ramos, me dashje mbante krahun e Mohamed Sallah duke shkaktuar rrëzimin dhe dëmtimin e shpatullës së tij. Sallah, jo vetëm që doli nga fusha pak para fillimit të finales, por tashmë rrezikon edhe Botërorin. Përveç kësaj, Ramos vazhdoi të ngacmonte lojtarët e tjerë të Liverpulit. Serhio Ramos përfaqëson një shembull të tmerrshëm për gjeneratat e ardhshme të futbollistëve. Në vend që të fitojë ndeshjet në mënyrë të drejtë, ai përdor truket që sfidojnë frymën e lojës dhe të futbollit të drejtë. UEFA dhe FIFA duhet të marrin masa kundër Ramos dhe lojtarë të ngjashëm, duke përdorur regjistrimet-video të ndeshjeve për të ruajtur fair-play-n”.