Mexhit Nezirit i përfundon kontrata me Renovën!

Mexhit Neziri është një futbollist i lirë. Futbollistit tetovar i ka përfunduar kontrata me Renovën, pjesë e së cilës skuadër ishte për dy vite me rradhë, njofton “infOSport.mk”.

Ai brenda këtyre dy sezoneve të kaluara te skuadra tetovare, ishte një ndër futbollistët më standard, duke zhvilluar plotë 66 ndeshje, 35 prej të cilave i zhvilloi gjatë sezonit të sapo përfunduar, ku arriti që të realizojë edhe 4 gola.

27-vjeçari te Renova erdhi verën e vitit 2016-të nga rradhët e skuadrës moldave të Daçias, ndërsa vlen të ceket se edhe para transferimit të tij të parë jashtë Maqedonisë, ai ishte pjesë e skuadrës nga Xhepçishti.

Gjatë karrierës së tij Neziri gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Shkëndijës, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës.

Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se për shërbimet e Nezirit interes kanë shfaqur edhe disa skuadra jashtë vendit, ndërsa nuk mungojnë edhe ofertat e skuadrave nga kampionati ynë vendor.

Leave a Reply