Reali i Madridit, ka hyrë në histori të futbollit europian, si skuadra e parë në Ligën e Kampionëve që në dy finale të ndryshme starton ndeshjen me 11 futbollistët e njëjtë.
Në finalen e së shtunës ndaj Liverpullit të zhvlluar në Kiev të Ukrainës, trajneri Zinedin Zidan u kishte besuar po 11 futbollistëve të njëjtë, të cilët një vit më herët i sollën trofeun e Ligës së Kampionëve, kur në Kardif kishin mundur Juventusin me rezultatin 4:1.
Për dallim nga ajo finale e vitit të kaluar, Reali kësaj rradhe ndaj Loverpullit në finale shënoi fitore 3:1.