Është anuluar miqësorja e përfaqësueses së Kosovës me Bregun e Fildishtë, e planifikuar që të zhvillohej më 3 qershor.
Lajmin e ka konfirmuar për Kohën Ditore, Federata e Futbollit të Kosovës që ka thënë se anulimi është bërë për shkak të problemeve të brendshme të Bregut të Fildishtë.
Megjithatë, drejtuesit e Federatës së Futbollit kosovar kanë reaguar shumë shpejtë, duke pohuar se në datën e caktuar (3 qershor), përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Kongon ose Moldavinë.
Rikujtojmë të martën me 29 maj Kosova në një tjetër miqësore përballet me Shqipërinë.