Tragjedi, futbollisti italian vret ish-të fejuarën dhe më pas edhe veten

Tragjedi në Itali. Futbollisti vret ish të fejuarën dhe më pas edhe veten. Quhej Federico Zini, 25 vjeç dhe ishte një futbollist i skuadrës Tuttocuoio në Serinë D italiane.

Mëngjesin e sotëm, Federiko Zini ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, ish të fejuarën e tij, Elisa Amato, 30 vjeçe dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Elisa ishte shitëse në një dyqan veshjesh. Nuk dihen ende motivet e sakta që e kanë çuar Zinin drejt kësaj masakre.

Për momentin, sipas “Corriere dello Sport”, nuk rezulton që mes dy të rinjve të ketë pasur grindje, që pas ndarjes.

Futbollisti 25-vjeçar kishte tentuar madje që të rifitonte ish të fejuarën, por pa sukses. Zini e kishte nisur karrierën te të rinjtë e Empolit dhe më pas kishte luajtur edhe në kampionatin e Maltës, Filipineve dhe në Bullgari, ndërsa këtë sezon ishte pjesë e skuadrës së Tuttocuoio në Serinë D në Itali.(Vipsport.al)

Leave a Reply