Reali i Madridit edhe për tëbtretin vit me rradhë është shpallur kampion i Europës, duke dëshmuar se për momentin janë “mbretërit” e Europës, njofton “infosport.mk”.
Liverpulli e nisi furrishëm ndeshjen, ndërsa momenti kyç i ndeshjes ndodhi në minutën e 30-të, kur futbollisti më i mirë i Liverpullit, Mohamed Sallah për shkak të dëmtimit të krahërorit duheshe që të braktis ndeshjen. Egjiptiani nuk e kishte pritur një gjë të tillë, ndërsa lotët e tij shënuan mbrëmjen e sotme, në të cilën Reali në fund shënoi fitore me rezultatin 3:1.
Highlights Real Madrid vs Liverpool (3-1) | Scores and Results 26/05/2018 by footbie.com
Që të gjithë golat erdhën në pjesën e dytë, me Benzeman i cili në minutën e 51-të nuk refuzoi dhuratën e portierit Karius, që në fund doli të jetë figura më tragjike e mbrëmjes, pasi në minutën e 83-të, pas perlës së Garet Bejll bëri edhe gafën e rradhës, që në fund vulosi edhe fituesin e këtij takimi.
Megjithatë momenti më i bukur i takimit, pa dyshim se ndodhi në minutën e 63-të, kur rezervisti Garet Bejll shënoi ndoshta golin më të bukur në historikun e finaleve të Ligës së Kampionëve, kur në stilin gërshërë shënoi për rezultat 2:1, teksa golin e vetëm për Liverpullin e realizoi Sadio Mane në minutën e 55-të, kur përkohësisht barazoi shifrat në 1:1.
Megjithatë falë Garet Bejll dhe “dopietës” së tij, në fund Reali i Madridit iu gëzua titullit të 13-të në Ligën e Kampionëve, duke qenë absolutisht skuadra më e mirë në historinë e këtij kompeticioni.