Lishtajner përforcimi i parë i Arsenalit!

Skuadra angleze e Arsenalit, që në sezonin e ri futbollistik  do të udhëhiqet nga strategu spanjoll, Unai Emeri, është shumë pranë transferimit të zviceranit Stefan Lishtajner. Një gjë të tillë shkruan “goal.com”, sipas së cilës “topçinjtë” janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të djathtë, duke i afruar atij një kontratë dy vjeçare.

Futbollisti 34-vjeçar i larguar së fundmi nga Juventusi ka zhvilluar bisedime pozitive me gjigantët e veriut të Londrës të premten dhe dëshiron të bashkohet me ta përmes një marrëveshjeje dyvjeçare.  Ai do të shtonte eksperiencë në një mbrojtje të Arsenalit, e cila do të jetë pa Lorent Koshçielnin deri në fund të vitit 2018-të, pas atij lëndimi të rëndë të pësuar në gjysmëfinale të Liga Europa përballë Atletiko Madridit.

Lishtajner njoftoi se do të largohej nga “bardhezinjtë”në fillim të majit, duke ndihmuar Juven për të fituar edhe titullin e 7-të me rradhë kampion në “Serie A”.

Ai gjatë qëndrimit të tij te Juve, ka zhvilluar plotë 259 ndeshje, duke realizuar 15 gola, ndërsa vlen të ceket se përveç Arsenalit, për shërbimet e tij interesohen edhe Borusia Dortmundi, Monako dhe Olimpiku i Marsejës.

Leave a Reply