Kukësi duket se ka piketuar përforcimin e parë për merkaton e kësaj vere. Bëhet fjalë për kapitenin e Lirisë, Meriton Korenica, i cili më parë një kohë ishte edhe pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
Bëhet fjalë për një futbollist vetëm 20-vjeçar, për të cilin mediat në Kosovë raportojnë se është shumë pranë firmës me Kukësin, që sezonin e ri do të prezantojë Shqipërinë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, kjo si pasojë e dënimit të Skënderbeut, që edhe pse zyrtarisht u shpall kampione e këtij edicioni, për shkak dënimit të UEFA-s, nuk do të mund të luaj në ndeshjet europiane.
Ndryshe bëhet fjalë për një mesfushor të avancuar, i cili gjithashtu është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës.
20-vjeçari te Liria e Prizrenit u transferua verën e vitit 2016-të nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa rikujtojmë se në Maqedoni, futbollisti kosovar, i cili konsiderohet si një futbollist shumë premtues kishte veshur edhe fanellën e Metalugut.