Juventus Serava e mbyll me fitore, vendosen verdiktet e sezonit 2017/2018 në elitën e futsalit (Rezultatet+Tabela)

Juventus Serava e ka mbyllur me fitore sezonin futbollistik 2017/2018 në elitën e futsalit vendor, duke mundur në transfertë skuadrën e SEEU nga Tetova, skuadër kjo që vitin tjetër do të garojë në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shkupjane shënoi fitore me rezultatin 3:4, ku figurë qëndrore doli të jetë Osman Mustafa, i cili realizoi “hat-trik”.

Një gol tjetër në këtë ndeshje për Juventus Seravën kishte realizuar Mervan Osmani, duke i siguruar në këtë mënyrë skuadrës së tij fitoren e 10-të sezonale.

Në 24 ndeshje të zhvilluara Juventus Serava tuboi 31 pikë, duke u renditur në fund në pozitën e 4-të, pas Kratovës së vendit të tretë, teksa rikujtojmë se kampion i këtij sezoni me 65 pikë, vetëm një më shumë se Futsal Shkupi në pozitën e dytë, doli të jetë Velesi, që në xhiron e fundit para tifozëve të vetë, në një ndeshje me shumë kthesa në rezultat dhe shumë tension barazoi 3:3 në duelin direkt ndaj skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi, që në fund i mjaftoi për t’iu gëzuar titullit të këtij edicioni.

Në dy ndeshjet tjera të javës së fundit, Ciko si vendas me rezultatin 7:4 mundi Kratovën, teksa Mal Ajaksi ishte më i mirë se Zhelezareci, mirëpo që nuk arriti sërish ti shpëtoj ndeshjes së balotazhit, ku për të qenë pjesë e elitës së futsalit edhe vitin tjetër do të duhet një gjë të tillë të diskutojë me Shkëndijën, që sezonin 2017/2018 në kuadër të Ligës së Dytë e mbylli në pozitën e tretë, pas Crna Rekës dhe ekipit të Gemixhi, që sezonin e ardhshëm do të luajnë në mesin e më të mirëve.

 

Leave a Reply