Mohamed Sallah pa dyshim se është duke zhvilluar një ndër sezonet e tij më të mira të karrierës, me Liverpullin e tij.
Ylli egjiptian përveç se ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë 5 asiste në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian, ai rezulton të jetë edhe futbollisti më i shpejtë i këtij kompeticioni këtë edicion.
Me 33,8 kilometra në orë ka vrapuar futbollisti i Liverpulit, duke marrë vendin e parë në një klasifikim special për futbollistët më të shpejtë të kompeticionit më të rëndësishëm europian.
Klasifikimin e 5 futbollistëve më të shpejtë e mbyll mbrojtësi i Romës, Manolas, i cili ka vrapuar me 33,1 kilometra në orë, ndërsa përmes foto më poshtë mund të shihni edhe emrat e futbollistëve tjerë, që dallohen me shpejtësinë e tyre.