Sulmuesi i Romës, Edin Xheko, është i angazhuar në këtë moment me kombëtaren e Bosnjë Hercegovinës për ndeshjet me Malin e Zi dhe Korenë e Jugut. Por ai ka edhe impenjime të tjera, që nuk kanë të bëjnë me futbollin.
Xheko ka treguar zemërgjerësinë e tij. Ka vizituar një qendër pediatrie në Sarajevë, ku jetojnë shumë familje me fëmijë,q ë u janë nënshtruar kurave ndaj sëmundjeve të ndryshme. Kjo qendër, që ka 10 apartamente, shtrihet në 666 metra katrorë dhe ka edhe një park lodrash.
Sulmuesi boshnjak, në bashkëpunim me fondacionin “Telemach”, ka vendosur të financojë një nga këta apartamente, që do të quhet “Start”: “Nuk është hera e vetme që do të jem këtu. Qëllimi është që t’u tregoj këtyre fëmijëve dhe këtyre prindërve se nuk janë vetëm. Ne jemi me ta. Kjo besoj se do t’i ndihmojë të shërohen shumë shpejt”, – ka thënë Xheko gjatë vizitës.
Një gjest i bukur ky nga e sulmuesit boshnjak, i cili njihet për shpirtin e tij human. (Vipsport)