Albian Ajeti nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës në Botërorin “Rusi 2018”. Futbollisti kosovar i cili refuzoi Shqipërinë, nuk bënë pjesë në listën e futbollistëve që do të udhëtojnë për në Botërorin “Rusi 2018”, shkruan prestigjiozja zviceriane “Blick”.
Albian Ajeti, i cili me Bazelin e tij u shpall si golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit zviceran për sezonin 2017/2018, ishte pjesë e grumbullimit të parë të skuadrës “helvete” të zhvilluar në Lugano para Botërorit, ndërsa e gjithë kjo dha shpresa të mëdha që edhe Ajeti do të jetë pjesë e KB “Rusi 2018”, mirëpo megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi.
Sulmuesi i talentuar shqitarë, ndryshe vëllai i Arlind Ajetit që luan për Shqipërinë, tashmë do të lihet jashtë listës së ekipit përfaqësues të Zvicrës, së bashku me Dimitri Oberlin.
Rikujtojmë Albian Ajeti nuk pranoi të vishte fanellën “kuqezi” të Shqipërisë, ashtu si vëllai i tij, por kaloi te Zvicra.