Tifoz të Liverpullit e kanë pësuar keq në Kiev të Ukrainës, aty ku të shtunën skuadra e Liverpullit do të diskutojë çështjen e titullit të Ligës së Kampionëve Europan me kampionët në fuqi të Real Madridit.
Tifozët anglez u sulmuan në një nga restoranet që ndodhet në afërsi të stadiumit Olimpik nga një grup prej 20 huliganësh të maskuar. Kjo ngjarje e rëndë kishte ndodhur të enjten në mbrëmje, diku pas orës 20:30.
Sipas mediave angleze ky kurth ndaj tifozëve të Liverpullit kishte qenë i organizuar që më parë, ashtu që anglezët nuk kanë pasur fare gjasa që të reagojnë apo të kundërpërgjigjen. Disa prej tyre kishin tentuar që vetëmbrohen me karrige dhe tavolinat e restoranit, mirëpo shumica prej tyre kishin qenë të pa mbrojtur, duke pësuar lëndime në kokë dhe në qafë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kishte arritur policia, e cila kishte kapur dy prej sulmuesve, të cilët pretendohet të jenë tifoz të Dinamo Kievit.