Tashmë shumë herë jemi mësuar të përballemi me situatën kur në Maqedoni fillojnë të ankohen pasi me fajin e vetë lëshon nga duart diçka të sigurtë. Shumë talentë futbolli tanimë luajnë për përfaqësuese tjera, ndërsa po lind edhe rasti më i freskët në emrin e Valon Ethemit. Duke e pasur në duar, me tetovarin që pranoi dhe erdhi në një test të organizuar tanimë nga ish-seleksionuesi i Maqedonisë U21, Bllagoja Milevski, koordinimi i keq bën që sulmuesi anësorë i Kukësit të vazhdojë te kombëtarja e shpresave kuqezi.
Anësori 20 vjeçar nga Pallatica e Tetovës është grumbulluar nga Shqipëria U21. Valon Ethemi i Kukësit kalon te shpresat kuqezi, duke pranuar ftesën e seleksionuesit Alban Bushi. Shqipëria U21 do të luajë tre ndeshje miqësore në fund të muajit maj dhe fillim të qershorit, kur pritet edhe debutimi i tetovarit me ngjyrat kuqezi. Kështu Maqedonia humb edhe një talent të madh, pasi neglizhenca e kompetentëve të FFM-së shfrytëzohet nga pala shqipëtare që ofron në gjirin e saj futbollistin që la pas një sezon shumë të mirë me Kukësin në Superiore.
Valon Ethemi Paraqitjet me Kukësin dhe ftesa në Kombëtaren U 21 të Shqipërisë ka barë që klube të ndryshme jashta Shqipërisë të shfaqin interes për shërbimet e 20-të vjeçarit që është i lidhur me Kukësin deri vitin 2020.
Shqipëria U 21 më 28 maj në orën 19:00 në “Elbasan Arena” do të përballet me Bosnje e Hercegovinën, ndërsa më 5 dhe 8 qershor poashtu në Elbasan luhen takimet me Bjellorusinë U 21.