Seleksionuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi ka përzgjedhur portierin Gentian Selmanin për të zëvendësuar Tomas Strakoshën, i cili luajti i dëmtuar në ndeshjen e fundit të Serisë A përballë Interit. Selmani është vetëm 20 vjeç, por ka eksperiencë të mirë në Superligën shqiptare dhe është numri 1 i portës të Kombëtares së Shpresave.
Në këtë mënyrë gardiani i shtohet emrave të rinjë të afruar në Kombëtaren “kuqezi” si Egzon Binaku, Sidrit Guri, Armando Vajushi e Rei Manaj. Selmani fillimisht do të luajë të dielën në finalen e Kupës së Shqipërisë me skuadrën e tij Laçin ndaj Skenderbeut, ndërsa të martën do të udhëtojë drejt Zvicrës. Kujtojmë se me 29 maj Shqipëria do të luajë miqëosore me Kosovën në Zvicër.