Karlo Ançeloti rikthehet në Serie A pas shumë vitesh, ndërsa për këtë e bindi numri një i Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili ka arritur të bindë strategun italian për të cilin ka hapur edhe arkën.
Sipas “Sky Sport”, kontrata është deri në vitin 2021 me një pagë vjetore prej 5 milionë euro në sezon për Ançelotin, i cili do ketë objektiv të rrëzojë nga kreu dominimin shumëvjeçar të Juventusit.
Gjithashtu Ançeloti do të ketë në dispozicion edhe shpenzime të tjera, ku pritet të bëhen blerje të bujshme, si ato të Karim Benzemas, Arturo Vidal, Mario Balotelli, apo edhe të David Lopez.
Mbetet të shihet cili prej këtyre do të zbarkojë në “Sao Paolo” dhe nëse vërtetë Napoli me Ançelotin në krye do ja arrinë qëllimit për të zbritur nga piedestali Juventusin, që tashmë 7 vite me rradhë po sundon me futbollin italian.