Veles-Futsal Shkupi, momenti i ndërprerjes së ndeshjes dhe ofendimet ndaj shqiptarëve (VIDEO)

Sonte në Veles u zhvillua ndeshja e fundit e javës së 27-të në elitën e futsalit vendor midis vendasve të Velesit dhe Futsal Shkupit, ndeshje kjo që vendoste çështjen e titullit kampion, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një super ndeshje, ku u shënuan plotë 6 gola, nga 3 në secilën anë, ndërsa njollë e zezë e këtij takimi ishin ofendimet e tifozëve vendas, të cilët vazhduan me avazin e vjetër, duke ofenduar në baza nacionale shqiptarët, ndërsa si kulminacion ishin edhe tentativat e tyre për të sulmuar lojtarët e Futsal Shkupit.

FILLOJNE OFENDIMET NDAJ SHQIPTARËVE

FILLOJNE OFENDIMET NDAJ SHQIPTARËVE NË VELES

Публикувахте от infosport.mk в 24 май 2018 г.

NDERPRITET NDESHJA NE VELES

NDERPRITET NDESHJA NE VELESTifozet vendas tentojne ti sulmojne fizikisht lojtaret e FC Shkupit!!!

Публикувахте от infosport.mk в 24 май 2018 г.

Mirëpo edhe përkundër këtyre ndodhive, delegate i takimit, nuk e pa të arsyeshme që të ndërpresë ndeshjen, apo edhe të kërkojë largimin e tifozëve vendas, të cilët me ofendimet e tyre vazhduan edhe në pjesën e dytë.

Mbi të  gjitha pjesë e këtyre ofendimeve u bë edhe portieri i vendasve, Antonio Petrovski, i cili për shkak kartonit të kuq të marrë më herët pas një zënke me Nikolla Dimovskin e Futsal Shkupit, ndoqi ndeshjen nga tribuna.

NE PALESTER VIJNE FORCAT SPECIALE, NDESHJA VAZHDON

NE PALESTER VIJNE FORCAT SPECIALE, NDESHJA VAZHDON

Публикувахте от infosport.mk в 24 май 2018 г.

Leave a Reply