Një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë që luajnë në Europë, Xherdan Shaqiri, i cili do të jetë pjesë e Botërorit “Rusi 2018” me Zvicrën, në eventin më të rëndësishëm futbollistik të këtij viti që starton me 14 qershor me vete në Rusi do të bartë edhe flamurin e Kosovës në këpucë.
Përmes një fotografie në rrjete sociale, Shaqiri ka zbuluar se në thembrën e këmbës së djathtë do ta ketë flamurin e Kosovës, kurse në këmbën e majtë flamurin e Zvicrës.
Këto këpucë Shaqiri i ka bartur edhe sot në ushtrime me përfaqësuesen e Zvicrës.
Zvicra në Botërorin “Rusi 2018” do të luaj në Grupin “E” bashkë edhe me Serbinë, Brazilin dhe Kostarikën.
Përveç Shaqirit, pjesë e Zvicrës në këtë kampionat pritet të jenë edhe Granit Xhaka, Albian Ajeti, Valon Behrami si dhe dy shqiptarët nga Maqedonia, Blerim Xhemaili nga Tetova dhe Admir Mehmedi nga Gostivari.