Elif Elmas nuk do të lëviz në ndonjë klub tjetër. “InfOSport.mk” mëson që futbollisti nga Maqedonia do të vazhdojë te Fenerbahçe të luajë edhe për sezonin e ardhshëm.
Javëve të fundit në mediat turke, por edhe në ato të vendit tonë qarkullonin lajme për një huazim të 18 vjeçarit në ndonjë klub tjetër, ku mes tjerash lidhej Freiburgu i Bundesligës gjermane.
Mirëpo, sipas asaj që mëson portali jonë nga burime të sigurta, Elmas ka pasur një takim me drejtuesit e Fenerbahçes, me të cilët ka arritur akord që të qëndroj me nënkampionët me kusht që t’i jepet minutazhi i dëshiruar, gjë që nuk e kishte këtë sezon.
Elmas te Fenerbahçe u transferua verën e kaluar dhe për shkak moshës së re (17 vjeç) nuk kishte mundësi të aktivizohet në Superligë deri në merkaton dimërore, ndërsa nga janari deri në mbyllje të sezonit regjistroi vetëm 5 paraqitje./InfOSport.mk