Futsal Shkupi sot zhvillon ndeshjen vendimtare për titullin kampion

Skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë Futsal Shkupi sot në Veles do të bëjë çmos për të marrë fitore ndaj skuadrës vendase të Velesit, me çka do të arrinte të mbronte titullin e kampionit të fituar vitin e kaluar, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi ndjehet më shumë se kurrë e motivuar, ndërsa më së miri për këtë flet edhe atmosfera në kampin “bardhekaltër” para kësaj sfide vendimtare.

“Vërtetë një atmosferë e shkëlqyeshme po mbizotëron në skuadër. Jemi stërvitur mjaft mirë për këtë ndeshje vendimtare, ku shpresojmë se do arrijmë atë fitore të duhur dhe se sërish do shpallemi kampion. Të gjithë e dimë se do të jetë e vështirë, megjithatë ne besojmë në kualitetet tona, në forcën që kemi si skuadër, ashtu që shpresojmë që në fund titullin e kampionit ta mbajmë sërish në Çair” – tha enkas për “infOSport.mk” kapiteni i skuadrës së Futsal Shkupit, Arsim Fazlija.

Rikujtojmë ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Veles ishte ndërprerë pranë rezultatit 3:2 në favor të Velesit, dhe e njëjta ishte regjistruar me rezultatin 3:0 në favor të skuadrës kundërshtare, teksa në Çair në palestrën “Enver Idrizi” në një atmoferë të flaktë Futsal Shkupi kishte shënuar fitore me rezultatin 3:2.

Aktualisht Velesi ka dy pikë më shumë se Shkupi në renditje, ashtu që vetëm me fitore skuadra nga Çairi do të mund të shpresonte tek titulli.

Leave a Reply