Broja i FC Shkupit me ftesë nga ana e përfaqësueses A të Kosovës

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes, ka bëtë zyrtare listën e futbollistëve, që do të llogarisë për dy ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë, njofton “infOSport.mk”.

Pjesë e saj do të jetë edhe mesfushori i FC Shkupit, Rron Broja, i cili është ndër tre futbollistët e përfaqësueses U21 që ka marrë ftesë nga ana e trajnerit zviceran. Përveç Brojës nga U21, Çallandes ka ftuar edhe Dren Fekën dhe Ardian Ismajlin, teksa risitë e listës janë mbrojtësit Jetmir Krasniqi dhe Arbenit Xhemajli.

Në skuadër vërehet rikthimi i Fanol Përdedajy dhe Donis Avdijajt, teksa për këto dy ndeshje miqësore nuk janë ftuar Leart Paçarada, Hekuran Kryeziu dhe Bersant Celina.

Leave a Reply