Klubi më i vjetër i Shqipërisë, Vllaznia bie në kategorinë e dytë (VIDEO)

Skuadra shkodrane e Vllaznisë, për të cilën luan edhe shkupjani, Sedat Berisha, për herë të tretë në historikun e saj do të luajë në një kategori inferiore.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e fitores minimale 0:1 të Kamzës në transfertën ndaj Partizanit në Tiranë, me ç’rast skuadra nga Kamza arriti që të ruaj avantazhin prej 2 pikëve ndaj skuadrës më të vjetër në Shqipëri, që në fund u renditën vetëm në pozitën e para fundit me 44 pikë, ashtu që bashkë me Lushnjën vitin tjetër do të garojnë në Ligën e Parë të Shqipërisë.

Ndryshe Vllaznia shënoi fitore 5:1 në transfertën në Korçë ndaj Skënderbeut, fitore kjo që në fund rezultoi shumë e hidhur, Kukësi dhe Flamurtari barazuan 2:2, Laçi mundi Teutën me rezultatin 4:2, teksa Luftëtari shënoi fitore 1:2 në transfertën ndaj Lushnjës, për të konfirmuar pozitën e tretë në tabelë.

Superliga shqiptare – Java 36

Kukësi 2 : 2 Flamurtari
Laçi 4 : 2 Teuta
Lushnja 1 : 2 Luftëtari Gj.
Partizani 0 : 1 Kamza
Skënderbeu 1 : 5 Vllaznia

 

Leave a Reply