Shkëndija është fituesi i edicionit të 26-të të ndeshjeve finale në kuadër të Kupës së Maqedonisë, pasi sonte në stadiumin “Mladost” në Strumicë mundi Pelisterin me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija dominoi në tërësi takimin, ndërsa gjithë atë dominim “kuqezinjtë” nga Tetova arritën që ta kurorëzojnë me tre gola të shënuar në rrjetën e Atanasovskit.
SHKENDIJA AVANSON NDAJ PELISTERIT NE FINALEN E KUPESPELISTERI – SHKENDIJA 0:1(V. Musliu 20')
Публикувахте от infosport.mk в 23 май 2018 г.
Hero i skuadrës tetovare ishte qendërmbrojtësi Visar Musliu, i cili shënoi dy gola (20′, 72′)nga një në secilën pjesë, teksa një gol tjetër për kampionët e ri të vendit shënoi bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi (52′).
BESART IBRAIMI, SUPER GOL NDAJ PELISTERIT
BESART IBRAIMI, SUPER GOL NDAJ PELISTERIT PELISTERI – SHKENDIJA 0:2(B. Ibraimi 51')
Публикувахте от infosport.mk в 23 май 2018 г.
SHKENDIJA SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ PELISTERIT
SHKENDIJA SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ PELISTERITPELISTERI – SHKENDIJA 0:3(V. Musliu 71')
Публикувахте от infosport.mk в 23 май 2018 г.
Për Shkëndijën është ky trofeu i dytë në kuadër të Kupës së Maqedonisë, pas atij në vitin 2016-të, kur kishte mundur Rabotniçkin, teksa në anën tjetër për Pelisterin ishte kjo disfata e tretë në finalen e tyre të pestë, pas atyre në vitet 1993, 1994 kur fillimisht ishin mundur nga Vardari dhe më pas edhe nga Sileksi.
Ky sezon mund të konsiderohet si më i miri në historikun e skuadrës tetovare, që për herë të parë arrinë të fitojë dy titujt vendor. RIkujtojmë Shkëndija në mënyrë shumë bindëse doli të jetë kampion me plotë 91 pikë, 35 më shumë se Vardari i vendit të dytë, ndërsa trofeu i sontshëm, i arritur në kushte shumë të vështira klimatike, ishte si qershia mbi tortë për të mbyllur në mënyrë festive sezonin futbollistik, i cili flet vetëm “kuq e zi”.