Shkëndija bënë goditjen e parë, transferon ish kapitenin e U21 të Maqedonisë!

Skuadra e Shkëndijës që tani ka filluar me angazhimin e futbollistëve të rinj. Sipas asaj që njofton “gol.mk”, skuadra kampione e Maqedonisë ka arritur që të angazhojë reprezentuesin e U21, Kostadin Çeshmexhiev, i cili te Shkëndija vjen nga rradhët e Akademia Pandev.

Bëhet fjalë për një futbollist difenziv, i cili vendosi që mos ta vazhdojë kontratën me skuadrën e tij aktuale, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan drejtuesit “kuqezinj”, të cilët dëshirojnë që në rradhët e tyre të marrin më të mirën nga futbolli vendor, sidomos kur janë në pyetje futbollistët e rinj.

Çeshmexhiv te Shkëndija pritet që të prezantohet të premtën, ndërsa do të jetë ky përforcimi i parë për skuadrën e trajnerit Qatip Osmani, që këtë vit do të na prezantojnë në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve Europian.

Ndryshe 22-vjeçari Çeshmexhiev gjatë karrierës së tij përveç me Akademia Pandev, ka luajtur edhe me Pelisterin dhe Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa vlen të theksohet se një periudhë mbante edhe shiritin e kapitenit te përfaqësuesja U21 e Maqedonisë.

Leave a Reply