Shkëndija bëhet skuadra e 5-të që fiton titullin e dyfishtë

Në historinë 26-vjeçare të futbollit në Maqedoni, Shkëndija e Tetovës bëhet klubi i 5-të që siguron titullin e dyfishtë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra tetovare bëri një sezon të shkëlqyeshëm, duke u shpallur fillimisht kampion i Maqedonisë me plotë 91 pikë, 35 më shumë se Vardari i vendit të dytë, ndërsa sonte triumfoi edhe në Kupën e Maqedonisë, duke bashkuar dy titujt brenda një sezoni.

Një gjë të tillë më herët kishin bërë edhe Vardari (1992/93 dhe 1994/95), Sileksi (1996/97), ish Slloga Jugomagnati, tashmë FC Shkupi (1999/00) dhe së fundmi Rabotniçki (2013/14).

Leave a Reply