Gëzim Krasniqi është larguar nga skuadra e Rabotniçkit. Ashtu siç mëson “InfOSport.mk”, Krasniqi nuk ka vazhduar kontratën me “romantikët”, duke u rikthyer kështu pas aventurës 6 mujore në Shqipëri.
Sipas burimeve të portalit tonë, shkaku i mos vazhdimit të kontratës mes palëve ka qenë paga e vet lojtarit, me këtë të fundit që pas arritjes së objektivit të sezonit për dalje në Evropë, ka kërkuar pagë më të lartë nga klubi, ndërsa e njejta iu është refuzuar nga presidenti.
Në këtë situatë qendërmbrojtësi shqiptarë është rikthyer në vendlindje, me çka pritet të transferohet në ndonjë klub tjetër, për të cilin janë të interesuar edhe klube nga vendi jonë, por edhe nga Superliga shqiptare./InfOSport.mk