Sulmuesi kolumbian i Monakos, Radamel Falkao është dënuar nga gjykata në Spanjë për evazion fiskal. 16 muaj burg (me kusht) dhe 9 milionë euro gjobë për sulmuesin kolumbian, që ka kryer krimin e mashtrimit financiar në kohën kur luante për Atletiko Madridin.
Sipas “Marca”, Falkao, është paraqitur sot në gjykatë për t’iu përgjigjur dy shkeljeve tatimore për mashtrim në lidhje me deklarimet tatimore të vitit 2012 dhe 2013 dhe shmangies së të drejtave të imazhit.
Falkao, gjithsesi do të evitojë burgun, sepse sipas legjislacionit spanjoll mund të shmangë dënimin me burg për shkeljet e lehta në rast se dënohesh me më pak se 2 vite. Sulmuesi i Monakos ka pranuar të paguajë gjobën, ashtu që vendimi me burg u pezullua menjëherë.