Besart Ibraimi mbreti i golave në Maqedoni, fiton “Këpucën e Artë” edhe në Kupë (VIDEO)

Besart Ibraimi pa dyshim se ka zhvilluar një ndër sezonet e tij më të mira, që prej kur se është pjesë e Shkëndijës. Bomberi kërçovarë pasi u shpall golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë me 23 gola, ai gjithashtu doli të jetë më i mirë edhe në ndeshjet e Kupës së Maqedonisë, duke ndihmuar skuadrën e tij për të arritur edhe deri tek trofeu i Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Ibraimi në 7 ndeshje të zhvilluara në kuadër të këtij kompeticioni ka shënuar 8 gola, 4 prej të cilëve i kishte shënuar vetëm ndaj Vardarit në ndeshjet çerekfinale, ndërsa gjithashtu shënoi edhe sonte në finalen ndaj Pelisterit, në të cilën Shkëndija shënoi fitore 3:0, duke iu gëzuar për herë të dytë në historikun e saj trofeut të Kupës së Maqedonisë.

BESART IBRAIMI, SUPER GOL NDAJ PELISTERIT

BESART IBRAIMI, SUPER GOL NDAJ PELISTERIT PELISTERI – SHKENDIJA 0:2(B. Ibraimi 51')

Публикувахте от infosport.mk в 23 май 2018 г.

Nëse këtu i shtojmë edhe 5 golat e shënuar në 8 ndeshjet eliminatore të Liga Europa, Ibraimi në gjithsej 47 ndeshje sezonale ka shënuar plotë 36 gola, duke qenë absolutisht goleadori numër një i Shkëndijës këtë edicion dhe në përgjithësi në futbollin vendor.

Vlen të theksohet gjithashtu se Ibraimi është futbollisti i parë në historinë 26-vjeçare të futbollit në Maqedoni, që për tre vite me rradhë shpallet si golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Leave a Reply