Futbollisti i talentuar shqiptarë, Elvis Rexhbeqaj, ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën. Edhe pse i rritur jashtë, 20-vjeçari nuk e harroi vendlindjen e tij. Djaloshi nga Prizreni është pjesë e skuadrës gjermane të Volfsburgut që prej vitit 2010 dhe ka luajtur 4 ndeshje me ekipin e parë.
Rexhbeqaj shihet si një talent i së ardhmes në Gjermani, dhe përveç se mesfushor me tipare mbrojtëse, ai adoptohet edhe si mbrojtës i majtë.
Vlera e tij në treg është 200 mijë euro, ndërsa pritet që sezonin e ardhshëm të lëvizë drejt një tjetër skuadre, ku do të pretendonte më shumë hapësira.