Kur LeBron Xhejms është i disponuar për lojë, Klivlendi nuk njeh kundërshtarë. Ashtu ishte edhe mbrëmë në ndeshjen e katërt të serisë finale midis Klivlendit dhe Bostonit, në të cilën Xhejms shkëlqeu me 44 pikë, duke ndihmuar “kavaliersat” për të barazuar serinë e ndeshjeve në 2:2.
Periudha e parë ishte fantastike për basketbollistët vendas, me Xhejms i cili realizoi 11 nga 34 pikët e skuadrës së tij, ndërsa Bostoni në 10 minutëshin e parë realizoi 16 pikë.
“Kavaliersat” edhe në periudhën e dytë realizuan të njëjtin numër pikësh, 34, por diferenca në fund të pjesës së parë mbeti thuajse e njëjtë, +15 pikë, me tabelën elektronike që tregonte rezultatin 68:53.
Saktësia dhe potenca e LeBron Xhejms ishin të mjaftueshme që “kavaliersat” ta mbanin nën kontroll sfidën, përtej tentativave të Broun dhe Tatum për të përmbysur shifrat, madje Klivlendi e uli disi ritmin në periudhën e fundit, por pa e rrezikuar fitoren e dytë të serisë, me 9 pikë diferencë, 111:102.
Ndeshja e rradhës midis Bostonit dhe Klivlendit në program është orët e para të 24 majit, kësaj rradhe në parketin e “selltiksave”, TD Garden.