Golashënuesi më i mirë i Liverpullit dhe njëherit i Premierligës angleze, Mohamed Sallah ka rrëmbyer edhe një çmim tjetër individual, pas një sezoni fenomenal që kishte në sezonin e tij të parë me skuadrën nga “Enfilld Roud”, njofton “infOSport.mk”.
Kësaj rradhe egjiptiani rrëmbeu një çmim nga ana e tifozëve të futbollit anglez. Fitorja e Sallah ka qenë bindëse, pasi për të kishin votuar 89% e tifozëve, të cilët votën e tyre e kishin dhënë përmes sajtit të Asociacionit të Futbollistëve profesionist. Po i njëjti asociacion kohë më parë kishte votuar Sallah për futbollistin më të mirë të vitit në Angli.
Sulmuesi i Liverpullit në këtë garë kishte fituar David De Gean, që kishte marrë vetëm 4% të votave, Kevin De Brujne (3%), Eden Hazard (2%), Hari Kejn (1%) dhe Rahim Sterling (1%).