Skuadra e re e inkuadruar në Bundesligë, Fortuna Dyzeldorf ka bërë transferimin e parë, duke angazhuar në rradhët e veta ish futbollistin e Bajernit të Munihut, Diego Kontento.
Mbrojtësi i krahut të majtë është dakorduar për një kontratë dy vjeçare, ndërsa në Bundesligë vjen nga rradhët e skuadrës franceze të Bordos.
Kontento është prodhim i akademisë “bavareze”, mirëpo gjatë qëndrimit të tij te Bajerni, ai nuk arriti që të zë një vend titullari.
Ai tashmë si një agjent i lirë vjen te Fortuna, skuadër kjo e cila si kampion në Bundesliga II, u rikthye në mesin e më të mirëve, kur për herë të fundit luante në vitin 2013.