Me ndeshjen e nesërme ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit, e vlefshme për finalen e Kupës së Maqedonisë edhe zyrtarisht mbyllet sezoni futbollistik në vendin tonë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra tetovare pas titullit kampion, dëshiron që për vete të bëjë edhe trofeun e Kupës, me çka në mënyrën më të mirë do të mbyllte këtë sezon fantastik, që do shkruhej me shkronja të arta në historinë e Shkëndijës.
“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë sepse ëshë finale, por si kanë rrjedhë gjërat duhet të dalim fitues sepse jemi në formë shumë të mirë. Besoj se nëse bëjmë lojën që kemi bërë deri tani atëherë pa problem do të arrijmë të fitojmë Kupën dhe të çojmë trofeun në Tetovë. Kjo do të jetë histori për Shkëndijën për të parë të dy trofetë në të njejtën kohë në Tetovë”, u shpreh kapiteni i “kuqezinjëve”, Ferhan Hasani.
Finalja e nesërme në stadiumin “Mladost” në Strumicë do të jtë një reprizë e finales së vitit të kaluar, ku kësaj rradhe gjithë ajo armatë e Shkëndijës dëshiron që në fund të ngjyroset me ngjyrat “kuq e zi” dhe midis Strumicës të festohet “kuq e zi”.
Foto: kfshkendija